Bordi i përkohshëm i KEK-ut, njofton se ne mbledhjen e jashtëzakonshme te mbajtur me datën 24.04.2020 me vendim unanim ka emëruar z. Luigj Imeri në pozitën e u.d. të kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Ky vendim thuhet se është marrë bazuar në përgatitjen profesionale dhe eksperiencë e z. Imerit.

“z. Imeri ka studiuar në Universitetin Politeknik në Tiranë (1993-1999) dhe ka titullin; Inxhinier i diplomuar i Elektronikës duke vazhduar me studimet në Universitetin Amerikan të Kosovës (2006-2007) për Lidership dhe Menaxhim, nga ku merr edhe titullin: Magjistër i Shkencave për Shërbime të Menaxhimit. Ai gjithashtu ka ndjekur dhjetëra programe trajnuese dhe zhvillimore profesionale brenda dhe jashtë vendit, të gjitha të ndërlidhura me punën dhe operimet në KEK.

Bordi i përkohshëm ka marrë parasysh edhe eksperiencën mbi 20 vjeçare në KEK të z. Imeri, i cili ka mbi 15 vite që ka ushtruar pozita menaxheriale në këtë kompani. Në vitin 2004 ai për herë të parë ishte caktuar në pozitën e Menaxherit të Departamentit të TC Kosova B, në kuadër të Divizionit të Gjenerimit, ndërsa nga Janari i vitit 2012 pas një performance të shkëlqyer ishte caktuar në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Divizionin e Termocentralit Kosova B, nga ku me 24.04.2020 është emëruar UD. Kryeshefit Ekzekutiv të KEK sh.a.”, thuhet në komunikatën e KEK-ut./ Tv Malisheva

Share.