Për një vizitë zyrtare në Tiranë po qëndrojnë dy kryetarët, ai i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Pas takimit me presidentin shqiptar, Ilir Meta, dyshja u prit edhe nga Gent Cakaj, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Cakaj ka shkruar një status në faqen zyrtare Facebook rreth këtij takimi derisa thtë se kanë folur për drejtësinë e pastërtinë e luftës së UÇK-së, por edhe për domosdoshmërinë e ruajtjes së shumicës shqiptare në Bujanoc.

Ky është statusi i plotë i Cakajt:

Sot pata nderin e rrallë të pres Kryetarin e Skënderajt, Bekim Hamëz Jashari dhe Kryetarin e Drenasit, Ramiz Tushë Lladrovci, në një takim të përzemërt në Tiranë.

Biseduam për punën e tyre shumë të vyer në zemër të Drenicës, drejtësinë e pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e rëndësinë e patjetërsueshme të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës e Shqipërisë.

Po ashtu, theksuam edhe domosdoshmërinë e ruajtjes së shumicës shqiptare në Bujanoc. Kjo e fundit, është edhe detyrë historike edhe nevojë institucionale për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Sakrifica sublime e familjes Jashari e Lladrovci ndër breza për lirinë e Kosovës duhet të shërbejë si burim frymëzimi për gjithë shqiptarët kudo ndodhen…/ Tv Malisheva

Share.