Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi ka reaguar pas paralajmërimeve se kreu i AKR-së Behgjet Pacolli nuk do të hyjë në karantinë pas kthimit të tij nga Zvicra.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se çdo qytetar është i barabartë para ligjit dhe se kjo vlen edhe për kreun e AKR-së.

Abrashi thotë se Pacolli është i mirëseardhur në Kosovë, por fillimisht ai duhet të hyjë në karantinë, për shkak të masave ekzistuese kundër parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Postimi i plotë:

Çdo qytetar është i barabartë para ligjit. Dmth, të drejtat dhe detyrimet e miliarderit dhe hamallit peshojnë njejtë. Mbi këtë bazë është ndërtu koncepti i shtetit të së drejtës që aspirojmë ne. Ky është kushti kryesor i kontratës shoqërore. Barazia para ligjit.

Arroganca feudale e Behgjet Pacollit për t’u trajtuar ndryshe prej neve është neveritëse, e papranushme dhe nuk duhet të tolerohet. Detyrimet nuk pyesin për standarde jetese e as për thellësinë e kuletës. Karantinimi 14 ditor për shtetasit e ardhur nga jashtë është i obligueshëm. Dhjetra e qindra qytetarë me mundësi të dobëta ekonomike dënohen çdo ditë për mospërfillje të masave. Pse ky të trajtohet ndryshe?

Mendësia çifligare dhe standardet e Banana Republikave çfare mund t’i ketë për qejfi, ekselenca mund t’i gjejë tek miqët e tij tiranik nëpër botë, por jo në Kosovë.

Je i mirëseardhur. Por filimisht në konvikt!/ Tv Malisheva

Share.