Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në mesditë në autostradën Prizren-Suharekë, në të cilin kishin qenë të involvuara një veturë me targa vendore dhe tjetra me targa të Shqipërisë, ku si pasojë një person ka humbur jetën.
Sipas Policisë, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona tjerë të cilët fillimisht janë dërguar në spitalin e Prizrenit, kurse njëri prej tyre është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës, zjarrfikësit dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Me vendim të prokurorit drejtuesja e njërës nga veturat e involvuar në aksident, e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë është dërguar në mbajtje.
TV Malisheva ka raportuar dje për këtë rast, ku sipas dëshmitarëve, policia dhe ekipi i ndihmës së parë është vonuar rreth 30 minuta./TV Malisheva