Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emini, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë edhe një person me koronavirus.

Ajo në një postim në Facebook shkruan se pacienti ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

“Aga Musë (Musa Kurteshi), nuk e përballoi luftën me COVID-19. Sot, ndërroi jetë! Pushoftë në paqe, ashtu siç ka qenë paqësor ne këtë jetë! Ngushëllime familjes, miqve e dashamirëve”, ka shkruar Kurteshi-Emini.

Share.