I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav-Lajçak, ka uruar sot Avdullah Hotin me rastin e zgjedhjes për kryeministër të ri të Kosovës.

Lajçak, vendi i të cilit Sllovakia ende nuk e ka njohur Kosovën, thotë se pret bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e re për dialogun me Serbinë.

“Urime zgjedhja e Avdullah Hotit, kryeministër i Kosovës. Presim bashkëpunim të ngushtë me të në mbështetje të dialogut me Serbinë, në perspektivën evropiane, për popullin e Kosovës”, ka shkruar Lajçak në Facebook./ Tv Malisheva

Share.