Trajneri i Spanjës Luis Enrique ka përgënjeshtruar mediat spanjolle që gjatë ditës raportuan se skuadrën po e pret një atmosferë jo miqësore në Kosovë.

Që në hyrje të konferencës Enrique deklaroi se në Kosovë kanë gjetur një atmosferë fantastike me njerëz shumë të mirë që i kanë pritur shumë ngrohtësisht.

Ai po ashtu shtoi se kanë ardhur në Kosovë për të luajtur futboll dhe jo për të bërë politikë. /TV Malisheva

Share.