Është gjetur e vdekur një grua në shtëpinë e saj në Prizren.
Policia ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është gjetur mbrëmjen e së mërkurës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Raportohet se viktima femër nga Kosova është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./TV Malisheva