Emisari Special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell, ka reaguar pasi që 32 eurodeputetë kanë kërkuar nga kancelarja Merkel, që liberalizimi i vizave të jetë në agjendë të presidencës gjermane të BE-së.

Përmes një postimi në Twiter, ambasadori Grenell këtë lajm e ka vlerësuar si të mirëseardhur.

Ai ka thënë se fokusi amerikan në normalizimin ekonomik ka nxitur edhe veprimet e evropianëve.

Ky është postimi i plotë:

Më në fund, Ky është një lajm i mirëseardhur, edhe nëse është vetëm për disa industri të caktuara biznesi. Fokusi amerikan në normalizimin ekonomik ka nxitur edhe veprimet e evropianëve. Dhe ne jemi të lumtur t’i shohim ata teksa udhëheqin./ Tv Malisheva

Share.