Jennifer Hough, gruaja që akuzoi burrin e reperes Nicki Minaj, Kenneth Petty, për përdhunim në 1994, foli kundër çiftit në një intervistë të re të mërkurën.

Hough ngriti një padi në gusht kundër Minaj dhe Petty, duke akuzuar çiftin për ‘kanosje të dëshmitarëve, shkaktim të shqetësimit emocional, sulm e ngacmim seksual’. Ajo pretendoi se Petty e ‘frikësoi’ dhe ‘ngacmoi’, gjersa tha se edhe artistja e bëri të njëjtën gjë. Minaj gjithashtu e ‘kërcënoi’ të tërhiqte kërkesën e saj legjitime se i pandehuri Petty e dhunoi atë.

Për intervistën e saj të parë televizive para kamerave, Hough dhe avokati i saj, Tyrone A. Blackburn, në The Real kujtuan në detaje atë që i ndodhi më 16 shtator 1994, kur Hough dhe Petty ishin të dy 16 vjeç që jetonin në Jamaica, Queens, në New York.

Ajo u tha nikoqirëve në The Real se u ndesh me Pettyn gjatë rrugës për në shkollë, kur ai më vonë e kapi nga xhaketa, i vuri diçka pas shpine – e cila në atë kohë ajo mendonte se ishte një armë, por në paraqitjen e 13 gushtit, u sqarua se ishte një thikë – dhe e çoi në një shtëpi në qoshe dhe e përdhunoi.

“Jam lodhur nga frika”, tha Hough.

Kenneth u arrestua atë ditë për përdhunim të shkallës së parë dhe më vonë u deklarua fajtor për tentativë përdhunimi. Ai u dënua me 18 deri në 54 muaj burgim.

Sipas regjistrimit të 13 gushtit, “Paditësja [Hough] nuk ka punuar që nga maji i vitit 2020 për shkak të depresionit të rëndë, paranojës, lëvizjeve të vazhdueshme, ngacmimeve dhe kërcënimeve nga të pandehurit [Minaj dhe Petty] dhe bashkëpunëtorët e tyre. Ajo aktualisht po jeton e izoluar nga frika e hakmarrjes”.

43-vjeçari u deklarua fajtor gjatë një seance virtuale dhe tani përballet me një maksimum prej 10 vitesh burg me një lirim të mbikëqyrur gjatë gjithë jetës. /TV Malisheva

 

Share.