Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përdorur fjalor të papërgjegjshëm e kërcënues. Abazi ka thënë Thaçi është shprehur me fjalor jo presidencial kur mbrëmë Vetëvendosjen e quajti ndërmarrje kriminale. Ai ka thënë se LDK dhe çdo parti tjetër do të duhej të distancohej nga deklaratat e Thaçit.
Abazi ka shkruar se LDK përkrah Thaçin ndërkohë përjashton njerëzit e partisë.
Ky është shkrimi i Abazit:
Çdo parti do të duhej të distancohet nga deklarata që bëri Thaçi. Sidomos LDK!
Fjalori i papërgjegjshëm, kërcënues dhe aspak presidencial e bën edhe me jokushtetues se ç’është.
Nga fjalimet se nuk do t’i prisnim me çaj protestuesit deri tek veprimet e nëndheshme, duke interferuar me deputetët dhe vullnetin e tyre, sidomos të atyre që përfaqësojnë pakicat, për të mos votuar qeverinë Kurti…
Insistimi i Thaçit që me çdo kusht të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, do të duhej të ishte e qartë për LDK se cilat janë motivet e tij dhe të distancohej për hatrin e elektoratit që i ka besuar votën për ta çkapur shtetin pikërisht nga kryeshefi i PRONTOs.
Është e tmerrshme të mendohet që LDK i mban “zhagun” Thaçit, përderisa përjashton të vetët. Është edhe më e tmerrshme kur përjeton heshtjen e atyre që kanë prindërit e vrarë në periudhën e pasluftës dhe vetem për fushatë i përdorin, sikur të ishin vetëm poster reklame që përdhoset sapo të përfundojë fushata
Kaq jonjerëzor e pakurrizor të bën etja për pushteti!/ Tv Malisheva