Këngëtari Justin Biber dhe gruaja e tij Hailey Biber kohët e fundit blenë një vilë Monterey në Beverly Hills, California për 8.5 milionë dollarë.
Në fakt, vila luksoze që ata e quajtën “The Tropics” ka 570 metra katrorë. Ajo u ndërtua fillimisht në vitin 1932, dhe u rinovua kohët e fundit përsëri.
Shtëpia ka 5 dhoma gjumi, 7 banja, dhomën e ditës dhe kuzhinë të ndritshme me një “ishull” të bardhë qendror, ndërsa elementët e kuzhinës janë bërë prej lisi.
Në katin e poshtëm ka një kinema, një bibliotekë të veshur me dru, një bar dhe një bodrum vere.
Dhoma e ndenjës dhe kuzhina hapen në një oborr ku ka një pishinë “pa skaje”, një tarracë me një oxhak zjarri dhe gjithçka është e rrethuar me pemë ulliri.