Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike të Kosovës për të formuar Qeverinë e Kosovës.
Sipas dekretit të nënshkruar nga presidenti Thaçi, Avdullah Hoti i propozohet Kuvendit të Kosovës kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e re, pas shkarkimit të Qeverisë Kurti me mocion të mosbesimit të iniciuar nga LDK-ja.
Thaçi ka thënë se kandidati nga pika 1 e këtij Dekreti, jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, i paraqet Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin e Kuvendit./ Tv Malisheva