Kryeministri Avdullah Hoti sot ka komentuar edhe zhvillimet politike, ku theksoi se beson se pas shumë viteve është ndërtuar një maturi institucionale.

Kryeministri Hoti po kështu ka kërkuar që reagohet me maturi ndaj këtyre zhvillimeve, pas propozimit të akuzave ndaj presidentit dhe kryetarit të PDK-së.

Ndërsa, sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve të mundshme parlamentare, Hoti tha se derisa ka një qeveri dhe një kuvend funksional, nuk ka nevojë për zgjedhje./ Tv Malisheva

Share.