Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kujtuar oficerin Enver Zymberaj, i cili ra në krye të detyrës. Në nëntë vjetorin e vdekjes së tij, Hoti tha se ishte shembull i sakrificës e besnikërisë ndaj atdheut.
Për këtë shefi i ekzekutivit tha se ndjejnë obligim për funksionalizëm të plot të rendit kushtetues, për një të ardhme ku sundon rendi dhe ligji, raporton KosovaPress.
Për më shumë lexoni shkrimin e plot:
Sot bëhen 9 vite nga rënia heroike e Enver Zymberajt. Ai ra në kryerje të detyrës, si shembull i sakrificës e besnikërisë ndaj atdheut. Ai ra heroikisht që në Kosovë të sundon rendi dhe ligji. Në këtë përvjetor të rënies së tij, ndjejmë obligim, por edhe motiv të përbashkët për funksionalizim të plotë të rendit kushtetues, për një të ardhme ku sundon rendi dhe ligji./Tv Malisheva