KKryeministri në detyrë, Avdullah Hoti po shprehet i bindur dialogu me Serbinë ka parime të qarta dhe nuk diskutohet tema e shkëmbimit territorial. Sipas tij, ky dialog do të përfundojë me njohje reciproke, meqë nuk ka zgjidhje tjetër.

Kështu është shprehur gjatë inaugurimit të stadiumit të klubit të futbollit “Ramiz Sadiku”.

Hoti: Nuk diskutohet tema e shkëmbimeve territoriale

“Dialogun e kemi filluar ne mbi parime te qarta që përfundon me njohje reciproke, nuk ka zgjidhje tjetër, përveç se me njohje reciproke. Dhe nuk diskutohet tema e shkëmbimeve territoriale. Unë besoj që e kemi bërë të qartë para qytetarëve dhe para raportimit të rregullt në Kuvendit të Kosovës me ekspertë të fushave të ndryshme, me OJQ të ndryshme që i kemi integruar si pjesë e këtij procesi”, ka thënë Hoti.

Hoti është pyetur edhe për sloganin e LDK-së “Shteti Shtet”, ku tha se ka mesazh të qartë dhe nuk lejon që askush të mos cenojë rendin kushtetues.

Hoti: Ne jemi sikur klubi i Liverpoolit

“Ne jemi sikur klubi i Liverpoolit, 100 vjeçar, një shekull dhe kemi 30 vite si parti politike dhe nuk kemi filluar dhe nuk kemi filluar si një parti politike por si një lëvizje popullore për të themeluar shtetin e pavarur të Kosovës dhe ne të gjithë kemi qenë dëshmitar viteve të fundit me veprimet që kanë rënë ndesh me atë ëndrrën tonë. Kemi pasur një shtet demokratik para se gjithash dhe shtet që e ka të qartë rrugëtimin euroatlantik. Dhe slogani jonë dhe orientimi jonë është që të mos lejojmë në këtë drejtim që askush në asnjë rrethanë të mos cenoj as rendin demokratik, kushtetues por edhe të lëviz orientimin euroatlantik të këtij vendi”, ka shtuar ai.

Share.