Kryeministri Avdullah Hoti ka pasur sot takime të ndara me diplomatë të huaj në Kosovë.
Gjatë takimit me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abott, është biseduar rreth dialogut me Serbinë dhe për sundimin e ligjit.
Kryeministri Hoti ka thënë se mirëpret përkushtimin e Qeverisë britanike për forcimin e sundimit të ligjit dhe dialogut me Serbinë.
Ndërsa në takim me ambasadoren e Suedisë në Prishtinë Karin Hernmarck, kryeministri Hoti e ka falënderuar për mbështetjen e shtetit suedez në procese të ndryshme politike, por edhe për përkushtimin e këtij vendi për ruajtjen e ambientit.
Ambasadorja suedeze nga ana e saj ka shprehur besimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngishte në të ardhmen ndërmjet Kosovës dhe Suedisë./Tv Malisheva