Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se ka marrë mbështetje të fuqishme nga dy shtetet kryesore të Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe Francës.
“Jam shumë i lumtur të ndaj me ju urimin që mora nga Shkëlqesia e saj, kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila po ashtu shprehi gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të mëtutjeshme për Republikën e Kosovës”, ka thënë Hoti.
Ai ka bërë të ditur se sot ka pasur një bisedë telefonike me Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen në të kaluarën dhe gatishmërinë e Francës për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike./Tv Malisheva