Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka mirëpritur ftesën e emisarit amerikan për dialogun Richard Grenell që procesi i bisedimeve me Serbinë të vazhdojë më 27 qershor në Uashington.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se aktivitetet e koordinuara me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, veçanërisht qeverinë amerikane dhe RichardGrenell ka dhënë rezultatet e para, duke bërë që Serbia të ndalojë fushatën e saj ndaj njohjeve.

“Vazhdimi i dialogut është një hap kryesor për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke”, shprehet Hoti./ Tv Malisheva

Share.