Komuna e Ferizajt ka njoftuar se vetëm sot, inspektorët e mjedisit shqiptuan 5400 euro gjoba për ndotësit e mjedisit

Sipas njoftimit, Ferizaj ditë më parë u vlerësua nga raporti i “Let’s Do It Kosova” si komuna që ka shqiptuar më së shumti gjoba për mjedisin në periudhën mars-korrik 2021.

“Është kjo puna e inspektoreve të mjedisit, në zbatim të ligjeve inspektuese me qëllim të mbrojtjes së mjedisit, çka rezultoi që vetëm sot të shqiptohen 3 gjoba me vlerë totale financiare 5400 euro për biznese/individë të cilët me mbeturinat që kanë hedhur në vende joadekuate, në hapësira publike, kanë kthyer ato pika në deponi ilegale të mbeturinave”, thuhet në njofitm.

Nazlime Sejdiu, një nga inspektoret e mjedisit tha se bashkë me kolegët janë vazhdueshëm në terren dhe se beteja për të mbrojtur mjedisin është e pakompromis ndaj të gjithë ndotësve, personave të papërgjegjshëm që kanë shndërruar hapësirat publike në deponi ilegale të mbeturinave./TV Malisheva

Inspektorët e Ferizajt shqiptuan 5400 euro gjoba për ndotësit e mjedisit - KosovaPress

Share.