Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka komentuar deklarimet e Lëvizjes Vetëvendosje se nëse krijohet qeveria e re nga partia e dytë fituese në zgjedhjet e 6 tetorit, atëherë do të vidhet vullneti i qytetarëve të Kosovës.
Isa Mustafa tha se as LDK e as Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të thotë se po abuzohet apo po vidhet vullneti i popullit.
Mustafa: As LDK e as VV s’mund të thonë se po vidhet vullneti i popullit
“As LDK nuk mund të thotë që po abuzohet apo po vidhet vullneti i popullit, as Vetëvendosje nuk mund të thotë atë, sepse edhe bashkë nuk e kemi pasur gjysmën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Dhe as nuk mund të denigrojmë vullnetin e qytetarëve që i kanë votuar subjektet tjera politike, dhe nuk mund të themi se qytetarët që i kanë votuar AAK apo Nismën ose tjerët, është votë më e pavlefshme”, theksoi Mustafa.
Presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi dje paralajmëroi për ndërmarrjen e hapave përfundimtar drejt krijimit të Qeverisë së re, por që kjo u kundërshtua nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila këmbëngulë në zgjedhje të reja ./Tv Malisheva