Izraeli shtrin vaksinimin për qytetarët mbi moshën 35-vjeç
Izraeli njoftoi sot se po zgjeron vaksinimin kundër virusit korona tek të rriturit më të vjetër se 35-vjeç.
Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Hezi Levy, deklaroi se vaksinat do të jenë në dispozicion të grup-moshës së re nga e premtja, raporton AP.
Ndryshimi pasqyron përpjekjen agresive të Izraelit për të vaksinuar të gjithë popullsinë deri në pranverë.
Më shumë se një e katërta e 9.3 milionë banorëve të Izraelit janë vaksinuar deri më tani./TV Malisheva