Tre muaj para se të fillojë Kupa e Botës për klube, tani raportohet se Japonia nuk do të jetë më nikoqire.
Sezoni i ri 2021 i Kupës së Botës parashihej që të zhvillohet në Japoni, por për shkak të rritjes së rasteve me virusin Covid-19, shteti japonez ka vendosur që mos të jetë nikoqire, përcjell KosovaPress.
Sipas “Kyodo News” Federata e Futbollit të Japonisë ka vendosur ta lirojë veten nga detyrat e dhëna nga FIFA, ku nga kjo e fundit ishte vendosur që Kupa e Botës për klube të filloj më 9 dhjetor në Japoni.
Kampioni Evropian Chelsea do ta fillojte garën direkt në fazën e gjysmëfinales, por tani mbetet të shihet nëse kompeticioni do të shtyhet, ose të mbahet në ndonjë vend tjetër që është në zonën e gjelbër për pandeminë Covid-19.
Raportohet se Federata Japoneze e Futbollit tani është në bisedime të vazhdueshme me FIFA nëse Kupa e Botës për klube të pezullohet deri në përmirësim të rasteve, ose të zhvillohet siç është paraparë, por në një shtet tjetër. /TV Malisheva