Kryeministri francez, Edouard Philippe i paraqiti sot dorëheqjen e qeverisë së tij, presidentit Emmanuel Macron, të cilën ai e pranoi, njoftoi Pallati Elyse.

Qeveria e dorëhequr do të trajtojë punët aktuale deri në emërimin e qeverisë së re, një ndryshim i kërkuar nga Emmanuel Macron i cili njoftoi për një “ekip të ri” për të ndjekur një “rrugë të re” politike për pjesën e fundit të mandatit të tij, deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022./Tv Malisheva

Share.