Deputetja e AAK-së, Donika Kada-Bujupi, ka treguar se pse nuk e votoi Avdullah Hotin për kryeministër.
Ajo përmes një statusi në Facebook ka thënë se, Avdullah Hoti qëndron në anën e kundërt të besimeve të saja politike.
Kada-Bujupi ka thënë se është anashkaluar një grua e cila u votua për kryeministre dhe u caktua një kandidat tjetër në tavolinë.
Ky është statusi i sal i plotë:
Kryeministri Avdullah Hoti qëndron në anën e kundërt të besimeve të mia politike. Ai ishte i pari dhe më i zëshmi që insistonte në heqjen e taksës ndaj Serbisë. Në fazën në të cilën ndodhet Kosova, nuk mund të ndjehem rehat kur një shef ekzekutivi drejton dialogun me Serbinë me të tilla qëndrime. Ky dialog ka shumë paqartësi dhe shumë udhëkryqe. Prandaj kërkon një udhëheqje të qëndrueshme dhe parimore.
Jam e vetëdijshme që në zgjedhje nuk votohet për kryeministër. Pra jo domosdoshmërisht kandidati/ja që ka fituar më shumë vota duhet të jetë domosdoshmërisht kryeministër. Por nuk mund të themi se vota e qytetarëve nuk është fare e rëndësishme. Në këtë rast është anashkaluar një grua e cila u votua për kryeministre dhe u caktua një kandidat tjetër në tavolinë.
Prandaj edhe nuk votova për Hotin kryeministër./Tv Malisheva