Kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se sfidën e parë qeverisëse do të kenë menaxhimin e pandemisë Covid 19 dhe rimëkëmbjen ekonomike. Por krahas kësaj ai tha dialogu me Serbinë është prioritet i tyre qeverisëse bashkë me partnerët qeverisës.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së partisë, Hoti tha se do t’i mobilizojnë gjitha resurset për t’i dalë ballë pandemisë.

Hoti: Sfidën e parë do të kemi menaxhimin e pandemisë

“Sfidën e parë do të ketë menaxhimin e pandemisë. Sfida e dytë do të jetë rimëkëmbja ekonomike. Besoj që kemi kompetencë të jashtëzakonshme për të dhënë kontributin tonë për shoqërinë dhe shtetit e Kosovës. Gjitha vlerësimet janë që pasojat e kësaj pandemie do të jetë bukur të mëdha. Ne na duhet të mobilizojmë gjitha resurset e mundshme dhe me ndihmën e partnerëve t’i dalim ballë pandemisë”, tha ai.

Derisa theksoi se reciprociteti ndaj Serbisë do të vendoset në koordinim me partnerët ndërkombëtar.

Hoti: Dialogu do të udhëhiqet nga qeveria e Kosovës

“Ne do t’i dalim ballë kësaj, dialogu do të udhëhiqet nga qeveria e Kosovës në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Jam i bindur që do të krijojmë një konsensus të nevojshëm brenda koalicionit qeverisës. Por mbi të gjitha, besoj që këtu kemi përvojë të mirë si LDK- që të tejkalojmë suazat e koalicionit edhe tek opozita. Sepse është një proces i rëndësisë nacionale”, tha ai./Tv Malisheva

Share.