Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, ndaj të dyshuarve SH.K. dhe H.D., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas komunikatës për media, ekziston dyshimi i bazuar se, më 23 Korrik 2020, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, të dyshuarit SH.K. dhe H.D., me qëllim të prodhimit të narkotikëve dhe substancave psikotrope, pa autorizim kanë kultivuar bimë narkotike, ashtu që në pronën e të dyshuarit SH.K., janë gjetur 540 bimë narkotike të mbjellura, të llojit ”Cannabis sativa”, në gjatësi prej 20 – 50 cm.

Në këtë mënyrë dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e sipërshënuar penale./Tv Malisheva

Share.