Koreja e Veriut ka raportuar rastin e parë të dyshuar me Covid-19 në vend.

Agjensia shtetërore e lajmeve KCNA ,tha se personi i infektuar hyri në mënyrë të paligjshme në Korenë e Veriut përmes qytetit Kaesong më 19 korrik, pasi e braktisi vendin tre vjet më parë.

Pas kryerjes së disa testeve, autoritetet shëndetësore e vendosën personin dhe kontaktet e tij në karantinë, si dhe ata që kanë qenë në qytetin Kaesong në pesë ditët e fundit,.

Udhëheqësi Kim Jong-un zhvilloi një takim urgjent me zyrtarë të lartë, duke imponuar një bllokim në qytetin kufitar të Kaesong, shkruan BBC.

Koreja e Veriut, e cila është një shtet komunist dhe i mbyllur, kishte thënë më herët se nuk kishte raste Covid-19 por analistët thonë se kjo nuk ka të ngjarë të jetë e mundur.

Komisioni Qendror Ushtarak do të hetojë njësinë përgjegjës për hyrjen e paligjshme të pacientit në vend.

Share.