Rreth njëqind fëmijë dhe arsimtarë u ankuan për simptomat e helmimit nga ushqimi në një kopsht fëmijësh në qytetin Ansan, në jug të Seulit, gjatë javës së kaluar, dhe një e treta e pacientëve u shtruan në spital, njoftuan sot zyrtarët e Koresë së Jugut.
Njëqind fëmijë dhe 18 arsimtarë nga një kopsht fëmijësh në qytetin Ansan treguan simptoma të helmimit nga ushqimi në periudhën nga 16 qershori, ndërsa 31 pacientë u shtruan në spital, kryesisht në mesin e fëmijëve, njoftoi agjencia Yonhap./ Tv Malisheva