Ka filluar ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Edhe pse pa gjasa për t1’u kualifikuar për botërorin “Katari 2022”, Kosova kërkon vetëm fitore ndaj Gjeorgjisë e cila renditet e fundit në grupin B me vetëm një pikë.
Trajneri Bernard Challandes ka ndryshuar skemën për këtë ndeshje duke luajtur me formacionin 4-3-3 derisa Rashani, Muriqi dhe Rashica udhëheqin repartin sulmues. /TV Malisheva