Pas publikimit të plotë të aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese, Lidhja Demokratike e Kosovës ka deponuar kërkesën me nënshkrime të deputetëve për thirrjen e seancës për të mërkurën në orën 11:00.
Këtë e ka konfirmuar shefi i Gripit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi, i cili tha se kanë siguruar votat për miratimin e qeverisë së re.
Derisa nuk ka publikuar emrat e kandidatëve për ministra nga LDK, Gashi tha se nesër Kryesia e LDK-së do të vendosë për këtë./Tv Malisheva