Me fillim nga ora 16:00 do të zhvillohet derbi mes Leicester Cityt dhe Manchester Cityt, takim ky i vlefshëm për xhiron e katërt të sezonit të ri 2021/22 të Premier Ligës angleze.
Të dy skuadra rikthehen nga fitoret në ndeshjet e fundit, ku kampioni aktual Manchester City e mposhti me rezultat të thellë prej 5:0 skuadrën e Arsenalit, kurse Leicester e mposhti Norwich me rezultat të ngushtë 2:1.
Pas tre xhirove, Manchester City pozicionohet në vendin e shtatë në tabelë me gjashtë pikë, aq sa ka edhe skuadra e Leicester Cityt që zë vendin e nëntë.
Sa i përket mungesave të lojtarëve, tek skuadra e Brendan Rodgers do të mungojnë Fofana, Justin, Mendy dhe Perez, kurse në dyshim është mbrojtësi Janik Vestergaard.
Në anën tjetër, trajneri Pep Guardiola nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Delap, Mendy dhe Steffen, kurse do të shikojë edhe një herë situatën e De Bruynes dhe Foden nëse do të mund të llogarisë në shërbimet e tyre për në ndeshjen e sotme.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Leicester City (4-2-3-1): Schmeichel; Ricardo, Evans, Soyuncu, Thomas; Tielemans, Ndidi; Albrighton, Maddison, Barnes; Vardy
Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Stones, Dias, Cancelo; Bernardo, Rodri, Gundogan; Grealish, Torres, Gabriel Jesus
16:00 Leicester City – Manchester City (Stadiumi King Power) /TV Malisheva