Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kërkuar angazhim të përbashkët në arenën ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Pas takimit me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha përmes një konference të përbashkët për medie, Limaj theksoi se edhe si dy shtete veç e veç, duhet të kontribuojmë në një unitet në vendet tona duke respektuar angazhimin dhe marrëdhëniet e brendshme.
Limaj: Duhet të angazhohemi së bashku në arenën ndërkombëtare
“Ishte një qëndrim i përbashkët që edhe në Prishtinë besoj edhe në Tiranë si formë e parë kemi nevojë për bashkërendim të aktiviteteve…Forca politike në Kosovë duhet t’i ndaj dhe t’i përcaktojë qartë pikat të cilat na bashkojnë në interesat shtetëror dhe nuk duhet që çështjet të cilat janë me interes për Kosovën, të mos përzihen me politikat ditore, gjithmonë ka kohë për konkurrencë të politikës së brendshme….Identifikimi i interesave të përbashkët në të cilat ne duhet të angazhohemi së bashku në arenën ndërkombëtarë dhe po ashtu edhe si dy shtete veç e veç secili nga ne të kontribuojmë një unitet në vendet tona duke respektuar angazhimin dhe marrëdhëniet e brendshme Prishtina dhe Tirana”, ka thënë Limaj.
Ndërsa, kreu i PD-së, Lulzim Basha shprehu gatishmëri për të ofruar mbështetje të institucioneve të Kosovës në përballje me sfidat aktuale.
Basha: Jemi në mbështetje të vendimeve të institucioneve të Kosovës
“Rikonfirmoj gatishmërinë dhe qëndrimin e Partisë Demokratike dhe timin personal, për të qëndruar plotësisht në dispozicion dhe mbështetje të vendimeve të institucioneve dhe forcave politike të Kosovës, në përballje me sfidat aktuale”, ka thënë Basha./ Tv Malisheva