Ministrja në detyrë e Ekonomisë Rozeta Hajdari ka bërë të ditur se sot ka përfunduar procesi i votimit për marrëveshjen e re KOSTT- ENTSO –E, me të cilën, sipas saj, vendi ynë fiton pavarësi energjetike, për të cilën është punuar disa vite me radhë.
Marrëveshja është miratuar nga Grupi Regjional i Evropës Kontinentale- RGCE) dhe tash pritet nënshkrimi i saj.
“Me këtë rast falënderojmë Gjermaninë me partnerët, SHBA dhe vendet tjera MIKE. Njëherësh përgëzojmë KOSTT për këtë arritje të jashtëzakonshme! Urime Kosovë në këtë kohë të vështirë me pandeminë COVID -19, por me suksese historike”, ka shkruar Hajdari në Facebook