Lulzim Basha ka njoftuar disa ndryshime në organizimin e Partisë Demokratike, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, që u zhvillua sot pasdite.
Nga sot, Alfred Rushaj nuk do të jetë më kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Vendin e tij do ta zërë Enkelejd Alibeaj, ndërsa vendin e këtij të fundit si nënkryetar i Kuvendit do ta marrë Agron Gjekmarkaj.
“Edhe pse Rushaj nuk është sot prezent në mbledhje për arsye shëndetësore, unë dua ta falënderoj atë për gjithë punën e jashtëzakonshme që ka bërë gjatë kësaj periudhe dhe bashkërisht jemi duke punuar për një projekt të përbashkët politik për të ardhmen, që ndihmon dhe çon përpara sfidat që ka PD”, tha Basha.
Ndryshimet e tjera të propozuara kanë të bëjnë me drejtimin e komisioneve parlamentare dhe Byronë e Kuvendit:
Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma
Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka
Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve: Dhurata Çupi
Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)
Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)
Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)./TV Malisheva