Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se do të goditemi nga pandemia si rezultat i mos ardhjes së bashkatdhetarëve tanë, ku brenda vitit shpenzojnë mbi 1 milard.

Megjithatë, ai shpreson se koha e pandemisë do të kaloi dhe bashkatdhetarët tonë do të kenë mundësi të vinë në Kosovë dhe të kontribuojnë për familjen dhe vendin e tyre.

Mehmeti ka thënë se sektori i sigurimeve është afektuar më së shumti nga pandemia, e cila përbëhet kryesisht nga sigurimet jo jetë.

“Ka një rënie drastike në regjistrimin e automjeteve e në anën tjetër vazhdon pagesa e kompanive për dëmet në aksidente që e kap shumën me miliona euro. Andaj apeloj te të gjithë që të regjistrojnë automjetet e tyre”, tha ai.

Sipas tij, remitencat nga bashkatdhetarët në rrugët zyrtare gjatë vitit 20019, kanë qenë 887 milionë. euro.

Ai në Radio Televizionin Dukagjini, tha se përveç të hyrave në kufi, remitencat gjatë kohës së pandemisë thuajse janë të njëjta deri tash. Mehmeti tha se remitencat janë kryesisht të dedikuara për ushqim por nuk nënkupton që ato nuk janë të orientuara në zhvillim ekonomik/TVMalisheva

Share.