Në vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës po shqyrton pesë marrëveshjet ndërkombëtare financiare për votimin e tyre.

Ministrja e Financave Hykmete Bajrmai ka arsyetuar para deputetëve Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar.

Minisrja Bajrami duke kërkuar nga deputetët që ta votojnë këtë marrëveshje, tha se vlera e përgjithshme e marrëveshjes është 22.3 milionë euro me normë të interesit 1.25 përqind me përshtatje të bazës së interesit dhe tarifë të shërbimit prej 0.75 përqind, gjë që e bën këtë kredi mjaft të volitshme. Sipas saj, periudha e kthimit është 25 vjet dhe grejsperiudha është 5 vite. Qëllimi I këtij projekti është përmirësimi qasjes në financa për ndërmarrjet mikro- të vogla dhe të mesme.

“Është një marrëveshje në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit ndërkombëtar për Zhvillim pjesë e Bankës Botërore e cila do të implementimet nga Fondi Kosovar për garantimin e kredive. Projekti është negociuar nga ekipi i kryesuara nga ministria e Financave në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me Bankën Botërore si partner I rëndësishëm në Kosovë. Vlera e përgjithshme e marrëveshjes 22.3 milionë euro me normë të interesit 1.25 përqind me përshtatje të bazës së interesit dhe tarifë të shërbimit prej 0.75 përqind, gjë që e bën këtë kredi mjaft të volitshme. Periudha e kthimit është 25 vjet dhe grejs periudha është 5 vite. Qëllimi I këtij projekti është përmirësimi qasjes në financa për ndërmarrjet mikro- të vogla dhe të mesme, duke e forcuar kapacitetin financiar të Fondit Kosovar për garanci kreditore”, tha Bajrami./ Tv Malisheva

Share.