Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme, do të ketë mot të ndryshueshëm por i nxehtë do të mbajë gjatë dy ditët e ardhshme.

Sipas institutit, të premten parashihet një çrregullim i përkohshëm i motit.

“Ky ndryshim parashihet si rezultat i prezencës së vranësirave të ulëta të cilat në pjesën e dytë të ditës pritet të qarkullojnë mbi vendin tonë, duke krijuar kushte që vende-vende të shoqërohen me reshje afatshkurta dhe lokale shiu. Indeksi UV sërish mbetet i lartë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat minimale dhe maksimale mbeten për 7-9 gradë më të ulëta se në lartësitë mesatare. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s, në rrafshin e Kosovës, ndërsa në Dukagjin shpejtësia e erës parashihet të lëvizë deri 11m/s”, thuhet në njoftim./Tv Malisheva

Share.