Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka takuar sot kryetarin e Lidhjes së Bletarëve të Kosovës, Sylejman Zogiani dhe nënkryetarin, Zymber Bajraktari me të cilët ka biseduar rreth tejkalimit të sfidave dhe thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit reciprok.
Mustafa ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin e tij për përkrahje në mënyrë që sektori i bletarisë të fuqizohet edhe më tej.
Në anën tjetër, kryetari Zogiani ka shpalosur sfidat e sektorit të bletarisë, si dhe ka falënderuar ministrin Mustafa për gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe mbështetje./Tv Malisheva