Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Besian Mustafa ka takuar sot disa blegtorë dhe përpunues të qumështit në Klinë, me të cilët ka diskutuar për masat e ndërmarra nga qeveria për zgjidhjen e problemeve me të cilat ata përballen.

Mustafa me këtë rast është zotuar se Qeveria e Kosovës do të përkrahë prodhimin vendor.

Postimi i plotë:

Sapo takova në Klinë disa blegtorë, pika grumbulluese dhe përpunues të qumështit për të diskutuar tutje masat që po marrim si Qeveri drejt zgjidhjes së sfidave të këtij sektori.

Fatmirësisht, të gjithë po bashkëpunojmë në këtë drejtim për të përkrahur prodhimin vendor duke ditur se tanimë fillon cikli natyror i zbritjes së prodhimit primar dhe rritjes së konsumit të qumështit dhe produkteve të tij.

Njëkohësisht, do të vazhdojmë kontrollet në markete që ato të ndajnë qartazi produktet me yndyrë shtazore nga ato me yndyrë bimore.

Share.