Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci e ka quajtur skandaloze adresimin e presidentit Hashim Thaçi për qytetarët e Kosovës, të parin ky pas propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale për kinse krime lufte.
Në një postim në Facebook, Nagavci thotë se adresimi i kreut të vendit ishte dëshpërues, por që sipas saj, përmban ‘skenarë në përpjekjen e tij për të shpëtuar veten’, e që ‘mund të jetë një plan jo i mirë për Kosovën’.
Postimi i plotë:
Ky fjalim pra është më e mira që mund të japin tekst shkruesit e presidentit. Për presidentin Thaçi s’kam çfarë të flas. S’kam pritur asgjë as më mirë e as më ndryshe. Qasja e tij përçarëse, vënia e interesit personal mbi gjithçka tjetër, person që gjithnjë prodhon kriza për mbijetesë politike.
Përsëri skandaloz, jo vetëm në adresimin e tij patetik e dëshpërues, por mbi të gjitha në skenarët e tij që mund të vëreheshin mes rreshtave.
Një plan jo i mirë për vendin, në përpjekjen e tij për të shpëtuar veten. Dhe si gjithnjë tjerët do t’i ketë marioneta./ Tv Malisheva