Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë para gjykatësit në Hagë se po mbahet padrejtësisht aty.

Ai edhe në Hagë ka përsëritur se nuk e njeh Gjykatën Speciale.

“Nuk e njoh këtë gjykatë dhe nuk do ta njoh. Jeni me afat të skaduar prej 2 gushtit”, tha Haradinaj.

Ai ka kritikuar edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës për formimin e Gjykatës Speciale.

“Kemi 150 mijë nënshkrime nga popullata që jemi kundër kësaj gjykate, faqezinjtë tanë deputetët për rroga të veta e kanë sjellë popullit këtu sot”, shtoi ai.

Haradinaj tha se është arrestuar padrejtësisht nga policia e EULEX-it.

“Jam padrejtësisht këtu, keni shkelur Kushtetutën e vendit tim, keni shkelur të drejtën e mendimit të lirë”, tha ai.

Haradinaj u arrestua më 25 shtator nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Share.