Fitorja ndaj Sampdorias me rezultat 3-2 i ka kushtuar shumë rëndë Juventusit.
“Zonja e Vjetër” ka humbur dy yjet e sylmit Paulo Dybalan dhe Alvaro Moratan të cilët u larguan detyrimisht nga fusha për shkak të lëndimeve.
Tani, sipas lajmeve të fundit nga “Sky Sport”, sulmuesi spanjoll mund të mbetet jashtë fushave për një muaj, kurse lëndimi i argjentinasit nuk duket të jetë edhe aq serioz,.
Të dy lojtarët iu nënshtruan ekzaminimeve mjekësore të hënën të cilat treguan se Dybala mund të rikthehet në aksion në sfidën kundër Romës pas pauzës ndërkombëtare.
Morata dhe Dybala janë golashënuesit më të mirë të Juventusit në këtë sezon me nga tre gola dhe do të mungojnë në ndeshjen kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve që zhvillohet të mërkurën. /TV Malisheva