Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka deklaruar se vendi nuk mund të shkojë zgjedhje në këtë kohë pandemie.

Sipas tij, në takimin konsultativ me presidentin Hashim Thaçi ka shprehur vullnetin që partia e saj të udhëheq me qeverinë e ardhshme. I pari i LDK-së tha se në qeverisjen e tij do të luftohet korrupsioni.

“Kemi vullnetin për rimëkëmbjen ekonomie, menaxhimin e situatës me pandeminë, dialogun dhe rregullimin e marrëdhënieve me partnerët euroatlantik”, tha Mustafa.

Ai ka bërë të ditur se nesër do të mblidhet Kryesia e LDK-së për të caktuar mandatarin për kryeministër në qeverinë e ardhshme.

Mustafa nuk e mohoi edhe një herë mundësinë që mandatari për kryeministër nga partia e tij, të jetë vetë ai./Tv Malisheva

Share.