Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka deklaruar pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, se nga i njëjti kanë kërkuar që të respektojë Kushtetutën dhe të shmangë zgjedhjet e parakohshme.

Limaj: Thaçi t’i shmangë zgjedhjet e parakohshme

“Ne kërkuam nga presidenti të respektojë pikë për pikë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe procedura dhe hapat që i parasheh, që duhet ndjekur në situatat çfarë jemi… Nisma beson që presidenti duke respektuar Kushtetutën duhet kujdesshëm të shikojë mundësinë që të shmangë zgjedhjet e parakohshme”, tha Limaj.

Ai tha se Kuvendi mund të shpërbëhet vetëm me shumicë të votash dhe sipas tij deklarimet e shumicës janë që të gjendjet zgjidhje e jo të shpërndahet Parlamenti për të shkuar në zgjedhje.

Limaj: Presidenti s’mund ta shpërndajë Kuvendin pa vullnetin e shumicës

“Duhet të jemi të kujdesshëm, dhe ta lexojmë dhe interpretojmë Kushtetutën dhe frymën e saj, ta ruajmë shtetin tonë parlamentar dhe ajo bëhet kur në qendër të këtij shteti është Parlamenti i Kosovës. Edhe sot Parlamenti i Kosovës nuk shpërndahet nëse nuk e ka vullnetin e shumicës së deputetëve. Siç e dini, ju nga deklarimet që kemi pasur deri tani shumica e deputetëve të Parlamentit të Kosovës dëshirojnë zgjidhje tjetër dhe jo shpërndarje të Parlamentit dhe ne këtë qëllim ia paraqiten presidentit që t’i zbatojë dhe të jetë brenda kompetencave të veta si president, të zbatojë Kushtetutën dhe as qeveria nuk kanë të drejtë, nuk munden, nuk lejon Kushtetuta. Vetëm me shumicë të deputetëve mund të shpërndahet Parlamenti, askush, as presidenti e askush tjetër”, tha Limaj. /Tv Malisheva

Share.