Deputetja e koalicionit AAK-PSD, Teuta Haxhiu tha se qëndrimi i tyre dhe i gjithë koalicionit është se marrëveshja me Serbinë mund të përmbyllet me njohjen reciproke në mes dy shteteve në kufijtë ekzistues.
Haxhiu tha se qeveria e re do të fokusohet në zhvillimin ekonomik, pas pandemisë. Kurse, sa i përket bisedimeve Kosovë-Serbi, tha se kanë një kusht.
Haxhiu: Përmbyllja e marrëveshjes me Serbinë me të vetmin kusht
“Jemi shumë të sigurt që përmbyllja e kësaj marrëveshje është me të vetmin kusht, njohjen reciproke në mes dy shteteve në kufijtë ekzistues, pastaj ndalimin për defunksionalizim të tipit të Dodik Republikës apo edhe pushtetin e ndërmjetëm që synohet përmes Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha ajo./Tv Malsiheva