Philip Manshaus, një nacionalist nga Norvegjia që vrau motrën e birësuar dhe më pas hyri në një xhami në Oslo dhe hapi zjarr, me ç’rast nuk u vra askush, u shpall fajtor sot dhe u dënua me 21 vjet burg, më i larti në Norvegji sipas ligjit.
Manshaus (22), i cili deklaroi në gjykatë se nuk pendohet që nuk ka shkaktuar më shumë dëme, është një person jashtëzakonisht i rrezikshëm, tha prokurori Johan Uverberg, i cili kërkoi dënim me burg maksimal./ Tv Malisheva