Vendet në zhvillim do të vuajnë më shumë, po të kemi parasysh se investimet ndërkombëtare do të bien 40% këtë vit për shkak të krizës së koronavirusit, sipas një parashikimi të OKB-së.
Organizmi i OKB-së për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) në Gjenevë ka parashikuar që investimet e huaja direkte (FDI) do të bien nën një trilion dollarë, për herë të parë që nga viti 2005, nga 1,54 trilionë dollarë vitin e kaluar.
Investimet pritet të bien edhe vitin e ardhshëm, përpara se të fillojnë të rimarrin veten në vitin 2022.
“Ekonomitë në zhvillim do të shohin rënien më të madhe të PBB-së, pasi ato priren të mbështeten në financimet e huaja për prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve të para”, theksoi eksperti i investimeve në UNCTAD, James Zhan.
Të 5.000 kompanitë shumëkombëshe më të rëndësishme në botë, që përfaqësojnë pjesën më të madhe të investimeve të huaja, kanë ulur të ardhurat e tyre të pritshme për këtë vit./atsh