Ambasadori i Italisë në vendin, Nicola Orlando, ka mbështetur qëndrimin e Nataliya Apostolova dhe Lars-Gunnar Wigermark rreth rasteve penale të profilit të lartë.

“Nataliya Apostolova & Lars-Gunnar Wigemark e kanë absolutisht me vend: Autoritetet e Kosovës duhet të mbështesin Sundimin e Ligjit dhe të parandalojnë rifillimin e rasteve penale të profilit të lartë në mungesë të seancave për shkak të pandemisë. Besueshmëria është e rrezikuar dhe do të reflektojë në perceptimin ndaj Kosovës, përfshirë liberalizimin e vizave”, shkroi Orlando në Twitter./ Tv Malisheva

Share.