Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në një takim me ambasadoren kroate Danijela Barishiq, bisedoi për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, si dhe për rëndësinë e ratifikimit të disa marrëveshjeve ndërkombëtare që janë në proces e sipër në procedurat kuvendore si dhe menaxhimi i pandemisë.
Sipas një komunikate të Kuvendit, në lidhje me dialogun me Serbinë, u vlerësua se pavarësisht diskutimeve e njoftimeve me fokus grupe, roli i Kuvendit në procesin e dialogut është krucial, në raport me rritjen e transparencës dhe përmbylljes eventuale të një procesi të tillë./ Tv Malisheva